Projektligji i miratuar i Qeverisë lidhur me monitorimin e mediave, do të kontrollohet nga Komisioni i Pavarur i Medieve

KPM-ja në kuadër të bashkëpunimit organizon një tryezë me qëllim të diskutimit të nivelit të mbrojtjes së fëmijëve në media

Komisioni i Pavarur i Mediave në kuadër të bashkëpunimit me organizatën Terre Des Hommes,  organizon një tryezë me qëllim të diskutimit të nivelit të mbrojtjes së fëmijëve në media. Ky diskutim synon të ofrojë pikëpamje dhe rekomandime nga aktorët përkatës të cilët janë përgjegjës për mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtja e dëmshme audiovizive, mbrojtjen e privatësisë dhe identitetit të fëmijëve dhe raportimin e  përgjegjshëm  etik. Qëllimi i kësaj tryeze është të sigurojë bashkëpunim dhe ndërveprim të suksesshëm ndërmjet Komisionit të Pavarur të Mediave, Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Koalicionit të OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë – KOMF,  për mbrojtjen e fëmijëve në media. Tryeza mbahet  më 1 korrik  2024, në orën 10:00 në Hotel Sirius, Prishtinë. Pas përfundimit të tryezës, do të nënshkruhet edhe një Deklaratë e përbashkët e KPM-së, KMSHK-së dhe KOMF-it, lidhur me mbrojtjen e fëmijëve në media  e cila pastaj  do t’u shpërndahet  edhe gazetarëve

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë pas inaugurimit, pllakën e heroit të kombit, Ismet Krasniqi, e ka dëmtuar dora e zezë e kolaboracionistëve

Amir Krasniqi, djali i heroit ka shpërndarë disa fotografi të dëmtimit të pllakës, derisa e …