Njësia e Grave të Kombeve të Bashkuara, ka deklaruar se të paktën 557 mijë gra palestineze përballen me pasiguri serioze ushqimore në Rripin e Gazës, ku Izraeli po i vazhdon sulmet e tij brutale, transmeton Anadolu. Në një deklaratë të OKB-së, thuhet se pasiguria ushqimore në Rripin e Gazës bën që nënat palestineze, të cilat kanë prioritet ushqimin e fëmijëve të tyre, të anashkalojnë vaktet dhe të konsumojnë më pak ushqim. Të paktën 557 mijë gra palestineze në Rripin e Gazës përballen me pasiguri serioze ushqimore, ndërkohë që sulmet e Izraelit vazhdojnë, dhe se qasja e grave palestineze në shërbime të caktuara është e kufizuar dhe siguria e tyre shëndetësore ndikohet negativisht. Në rezultatet e anketës thuhet se barra e kujdesit të grave palestineze është rritur për shkak të pasigurisë ushqimore, ato përjetojnë marramendje me humbje peshe dhe hasin në probleme gjatë shtatzënisë, lindjes dhe periudhave pas lindjes.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …