Ahmet Qeriqi: Ardhjet në Krojmir dhe në zonat e tjera të luftimeve nuk kanë të ndalur (E hënë 29 qershor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Ardhjet në Krojmir dhe në zonat e tjera të luftimeve nuk kanë të ndalur (E hënë 29 qershor, 1998)

Vazhdon një ekspansion i vërtetë i të ardhurve.

Fshatrat e rajonit të Drenicës Jugore, prej Kizharekës, Nekocit, Baicës Mirenës, Fushticës, Risinocit, Shalës, Krojmirit e Pjetërshticës, si dhe fshatrat e Rrafshnaltës prej fshatit Berishë e deri në Dukë e Karaçicë, janë  mbushur përplot me të zhvendosur dhe me të ardhur të tjerë, sidomos nga fshatrat e Rrafshit. Lëvizjet e popullatës janë të pandërprera. Rrezja e veprimit të ushtarëve tanë është zgjeruar në tërë kompleksin pyjor të Blinajes, e cila nën tela disponon afër  6 mijë hektarë pyje të ruajtura mirë.

Fshatrat përreth Blinajes, si Zborci. Varigoci, Zllakuqani, Ribari, Vërsheci, Leletiqi, janë vënë në shënjestër të policisë armike, meqë ata  kanë hetuar se ushtarët tanë kanë depërtuar në pjesën pyjore, e cila është mbushur me blerim, dhe është vendi më i sigurt për t i vënë pritë  armikut dhe për ta befasuar.

Në Krojmir, ka ardhur Minker Zuka, miku i vëllait tim, Hasanit. Kanë ardhur edhe shumë të panjohur të tjerë, të cilët nuk duan të dinë se kemi apo nuk kemi vend. Ata, nuk duan të kthehen prapa. Arsyetimin tonë se nuk kemi vend dhe ushqime të mjaftueshme, ata i përgjigjen prerë: do të gjendemi, si të mundemi. Do të flejnë në natyrë, apo te shkolla e fshatit! Ata shprehin gatishmëri për të punuar në hapjen e istikameve dhe në ndërtimin e bunkerëve, në rregullimin e rrugëve, ndërsa synimi i të gjithëve është të depërtojnë sa më parë në Shqipëri, për t`u armatosur dhe për të zënë vend në pozicionet luftarake.

Në mbrëmje, nga fshati Petrovë ka ardhur edhe arsimtari, Zejnush Rashiti, nga fshati Petrovë i Shtimes daja i Selatin Qeriqit. Zejnushi na bën me dije se  pesë vjet më parë disa armë janë blerë në emër të asaj që quhej, Ministri e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Kemi qenë të njoftuar edhe më parë me këtë informatë, ndërsa Zejnushi nuk e din me siguri se te kush ndodhen armët, por është i sigurt se disa dhjetëra snajperë shkollorë e mbase edhe automatikë ndodhen, në Petrovë, por nuk e di vendin. Njërin prej atyre snajperëve ma kishte sjallë vëllai im Osmani para pesë viteve, të cilin ia kam dhënë Naim Ismajli. Për këto dhe çështje të tjera të mobilizimit të të rinjve të Petrovës, Zejnushi do të flasë me Shukri Bujën meqë ai është në përgatitje e sipër të kushteve për t`i zgjeruar radhët në pikat ushtarake të zonën së Neredimes. Zejna është kuadër besnik dhe duhet të angazhohet në Zonën e Neredimes, e cila ka filluar të konsolidohet

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Riorganizimi në disa nivele po i lë anash meritorët (E hënë 23 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Ndodhi dhe lëvizje të përditshmërisë. (E martë 17 nëntor, 1998)

Vazhdon avazi i pritjes. Berati shpreson se së shpejti do ta aktivizojmë agjencinë, ndërsa unë …