leoni

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri, ka kritikuar politikat e kryeministrit Albin Kurti, duke konstatuar se ai ka vendosur kushte për vetë Kosovën

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar politikat e kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ato kanë vendosur kushte për vetë Kosovën. Sipas Hazirit, këto politika po zbatohen në emër të vendit, por në fakt po kufizojnë Kosovën. Sot në Kosovë mendohet që kemi vendosur kushte për Serbinë, në fakt Kosova i ka vendosur kushte vetës nga politika e Kurtit. Kosova është në kushte dhe Kurti po zbaton politikë të kushëzimit në emër të Kosovës,” tha Haziri. Ai theksoi se Kosova duhet të negociojë me BE-në për procesin e normalizimit në mënyrë që Serbia të mos ketë fuqi ta dëmtojë këtë proces. Megjithatë, ai vuri në dukje se po ndodh e kundërta, dhe se kjo situatë po mban Kosovën të kushtëzuar. Haziri përmendi se aplikacioni i Kosovës për anëtarësim në BE ka dy vite që është i bllokuar dhe se kërkesa për 932 milionë euro nuk është hapur. Ai gjithashtu përmendi mungesën e ftesës për Kosovën në Komitetin për kohezion socio-ekonomik të BE-së dhe propozimin për largimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …