leoni

Smajl Latifi

Nënkryetari i AAK-së, Smajl Latifi ka deklaruar se duhet të rritet bashkëpunimi me partnerët tanë ndërkombëtarë

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetar i Rahovecit, Smajl Latifi ka deklaruar se duhet të rritet bashkëpunimi me partnerët tanë ndërkombëtar në mënyrë që sa më parë vendi të anëtarësohet në NATO. Latifi  ka thënë se anëtarësimi në NATO është i rëndësishëm për Kosovën, pasi që sipas tij, siguria në vend është e brishtë. “Duhet të rritet bashkëpunimi me partnerët tanë, me ata që na kanë ndihmuar në ditë të vështira dhe po na ndihmojnë edhe sot dhe duhet të adresojmë qartë shqetësimet dhe nevojat, por edhe interesat që ka Kosova si një pjesë e rëndësishme e Evropës dhe ku situata përreth saj e sigurisë është e brishtë, prandaj kemi shumë nevojë që të punojmë më shumë me partnerët dhe të kontribuojmë bashkë që sa më shpejtë se është e mundur të hymë në NATO”, ka thënë Latifi. Në kuadër të prezantimit të projekteve në Komunën e Rahovecit, Latifi ka folur edhe për realizimin e projekteve në kuadër të bashkëpunimit ndërqeveritar me Shqipërinë.

Kontrolloni gjithashtu

Haxhiu: Vendimet e shfuqizuara sot nga qeveria nuk prekin pagat e prokurorëve e gjyqtarëve

Ministrja, Albulenë Haxhiu, vazhdon ta akuzojë Gjykatën Kushtetuese për pengim të reformave të Qeverisë Kurti

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu,  reagoi  kundër  10 shkeljeve të Kushtetutës nga Qeveria Kurti, duke …