Për KFOR-in mbetet e paqartë se ku kanë qenë policët e Kosovës në kohën e kidnapimit nga forcat serbe

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, po vazhdojnë patrullimet e tyre në Urën e Ibrit, që ndanë qytetin e Mitrovicës

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it, në Kosovë, janë duke vazhduar patrullimet në Urën e Ibrit. Në njoftim thuhet se KFOR-i vazhdon të ofron mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet. Njësitë e Specializuara Shumëkombëshe të misionit të udhëhequr nga NATO-ja kanë prani të vazhdueshme në Urën e Ibrit, dhe kryejnë patrullime të rregullta në zonat përreth për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet lokale. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …