Sadik Halitjaha: Çka donë Serbia për veti, në dëm të Kosovës!

Sadik Halitjaha: ” U bë nami, dështoi festivali në Beograd! -Mirdita-Dobërdan”

 Këto 24 orët e fundit gjëmojnë mediat e moderatorët se si e përse dështoi ky festival i përbashkët me disa shqipfolës e sllavofilë! Mendohet se Europa paska shtyrë në këtë drejtim, me qëllim të pajtimit mes shqiptarëve e serbëve! Por më shumë për ta favorizuar dhe krijuar imazh pozitiv për Serbinë, kësaj të fundit as nuk ia ndjeu për kamuflazh, haptaz e ndaloi! Ah sa janë tuj vuajtur kumbaret e vëllazërim-bashkimit të ish-Jugosllavisë! Tani janë mbet keq, janë mbet të ndarë e s’po munden me u ribashkuar me dostat dhe dashnoret e baballarëve! Kemi dëshmitarë të kohës së riokupimit të Kosovës pas Luftës Anti Fashiste! Brigadat shoviniste serbo-malazeze marshonin nëpër Kosovë dhe këndonin, duke marshuar: Po shkon dimri, po vjen vera, nuk ka më tungjatjeta! Ndërsa në gjuhën serbe- Ide zima, dođe leta, nema više tungjatjeta! Por sahanëlepirësit, duke qenë më serbofilë se sa vetë serbët, shpikën bashkim-vëllazërimin që nën këtë thirrje vranë e masakruan ata që guxonin ta kundërshtonin! Tani kur populli akoma po i ndien plagët dhe dhimbjen për njerëzit e vrarë e të kidnapuar, dhunën e plagët e shkaktuara, shkatërrimin ekonomik e familjar për të gjitha vuajtjet e torturat! Dikujt po i ngutet ta përqafojë Serbinë, të pajtohemi sa më parë të mos bjerë imazhi i Serbisë para botës! Pikërisht ky imazh i krijuar nga ndalimi që i bëri Qeveria e Serbisë këtij manifestimi po ju dhemb shumë sllavofilëve më shumë se vringëllimat e armëve nga mijëra ushtarë serbë në brezin kufitar të Kosovës! Që 24 orë s’po ndalojnë mediat e shtetit të Kosovës, tuj vajtuar se Serbia kandidate për në BE po i prishet imazhi! Shikoni punën tuaj o të mjerë sllavofilët e Kosovës, Serbia është në aleancë me Rusinë, Kinën, Korenë, Iranin e Shtetet Arabe dhe me shumë Shtete të Afrikës! Por ne që as vetë nuk e dimë me kënd jemi, e ku do të shkojmë, Europa nuk na do, Azia na ka dalë për hundë! Jemi mbetur as te Hata as te Fata me këmbët varur në shelne të thata!

28 qershor 2024 Sadik Halitjaha

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …