Në Deçan u mbajt mbledhja e rregullt e KKSB- së

Në Deçan u mbajt mbledhja e rregullt e KKSB- së, mbledhjen e kryesoi, z. Izet Zenuni – Drejtor për Mbrojtje Shpëtim dhe Shërbime Publike. Të pranishëm ishin shumica e anëtarëve e KKSB-së, ku pikat e rendit të ditës të cilat u diskutuan ishin:

  1. Çështja e sigurisë në Komunën e Deçanit;

  2. Të ndryshme.

Fillimisht kryesuesi i takimit, z. Izet Zenuni pas verifikimit të anëtareve, kourimi i ishte për ta mbajtur takimin dhe i  njoftoj të pranishmit, kryetari i komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj, nuk do jetë pjesë e takimit për shkak të angazhimeve, po ashtu i njëjti i njoftoj të pranishmit për emërimin e Koordinatores për KKSB që do të jetë, znj. Gentiana Mazrekaj. Rreth sigurisë  në komunën tonë foli Faik Jahmurataj, Komandant i Stacionit Policorë në Deçan tha se ne përgjithësi gjendja në komunën e Deçanit është e qetë dhe stabile, i njëjti apeloj për senzibilizim që të kemi kujdes në komunikacion sidomos tash me ardhjen e bashkatdhetarëve tanë, ku theksoj se policia e Deçanit është çdo herë në shërbim të qytetarëve të komunës. Kryesuesi i takimit, z. Izet Zenuni  theksoj se në ditët në vijim do të veprohet për t’i përmirësuar gjendjen ndriçimit dhe pastrimin e rrugës nga vegjitacioni. Rekomandime: Takime sensibilizuese dhe informuese për zjarret në zonat e bjeshkëve dhe marrja e masave për ata qe cenojnë rendin dhe qetësinë publike.

 

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …