BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Skandal i radhës, asnjë shqiptar në drejtimin e Agjencisë për Zbulim në Maqedoninë e Veriut

Bashkimi Demokratik për Integrim konstaton që nuk mund të kalojë një ditë pa veprime të njëpasnjëshme skandaloze të defaktorizimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe devalvimin sistematik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit nga ana e humbësve të zgjedhjeve dhe qeverisë monoetnike në vend. Pas ndryshimit të formulës së “Balancuesit” dhe zbritjen e përqindjes së shqiptarëve nga 29.5% nën 25% duke mos përfilluar rezultatet e regjistrimit të popullsisë dhe duke fshirë diasporën shqiptare nga të drejtat e tyre, heqjes së gjuhës shqipe nga presidenca, skandali i rradhës është mosemërimi i kuadrove shqiptar në drejtimin e Agjencisë për Zbulim. Gabriela Jakovleva është drejtoresha e re e Agjencisë për Zbulim, ndërsa Ivana Stojanovska është zgjedhur zëvendësdrejtoreshë e këtij institucioni. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë që nga viti 2001. Vendimet e këtilla vetëm se dëshmojmë inferioritetin e vazalëve që pa asnjë kusht të vetëm dhe pa legjitimitetin e popullit u bënë pjesë e kësaj Qeverie që do të mbahet mend për rikthimin e kohës së diskriminimit dhe shtypjes institucionale të shqiptarëve si në kohën para vitit 2001.

Kontrolloni gjithashtu

Ushtarët amerikanë

Rusia do t’i përgjigjet vendimit të Finlandës për t’i dhënë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, qasje në bazat e saj ushtarake

Rusia do t’i përgjigjet vendimit të Finlandës për t’i dhënë Shteteve të Bashkuara qasje në …