Kryetarja, Gordana Silianovska, gjatë betimit në Kuvend nuk pranoi të thotë Maqedonia e Veriut, por vetëm Maqedonia

Kryetarja e Maqedonisë së Veriut, Gordana S. Davkova, ka shkarkuar Erolld Musliun nga posti i drejtorit të Agjencisë së Zbulimit

Krytarja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, ka shkarkuar Erolld Musliun nga posti i drejtorit të Agjencisë së Zbulimit. Është e qartë se presidentja u dorëzua para presionit të partisë, u përgjigj ish-shefi i inteligjencës maqedonase, Erolld Musliu, përmes një reagimi. Ai tha se është i zhgënjyer me vendimin, duke shtuar se në rastin e shkarkimit të tij nuk ka asnjë justifikim ligjor e as sistem meritë, për të cilat sipas tij Silanovska-Davkova flet vazhdimisht publikisht. Veçanërisht jam i zhgënjyer nga procedura dhe mënyra që zgjodhi presidentja gjatë shkarkimit tim, duke mos treguar virtytin për t’u takuar në një takim njoftimi për t’i dhënë asaj një informim mbi natyrën e punës së Agjencisë, për mjedisin e sigurisë dhe situatën aktuale në rajon. Detyrën e drejtorit të agjencisë e kam ushtruar me krenari dhe nder të veçantë, kam bërë përpjekje mbinjerëzore për të ngritur nivelin e punës me cilësi të lartë dhe për ta transferuar përvojën dhe diturinë time profesionale të fituar gjatë karrierës 31-vjeçare”, tha ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …