Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka folur në një panel diskutimi në Forumin e Dubrovnikut rreth procesit të negociatave mes dy vendeve dhe për letrën që ish-kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ia ka dërguar BE-së duke mos e konsideruar Marrëveshjen për Rrugën drejt Normalizimit si ligjërisht obligative. Lajcak ka thënë se BE-ja e ka thënë qartë që marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër janë ligjërisht obligative dhe ka potencuar se obligimet që dalin nga marrëveshja janë edhe pjesë formale e Kapitullit të 35-të për Serbinë, që nënkupton se janë edhe pjesë e raportit në mes të Serbisë dhe BE-së. Sigurisht iu takon palëve që ta caktojnë se çfarë do të thotë normalizimi. Marrëveshja që arritëm në Bruksel dhe Ohër është ligjërisht obligative në tërësinë e saj. Kjo iu është thënë palëve dhe ato janë pajtuar përgjatë takimit në Ohër.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …