Serbia dhe Maqedonia reagojnë pas taksës që Kosova ka vendosur për importin e pemëve, perimeve dhe misrit

Rritje e ndjeshme e shkëmbimeve të prodhimeve bujqësore mes Kosovës dhe Shqipërisë

Shkëmbimet e prodhimeve bujqësore mes Kosovës dhe Shqipërisë sa vijnë e rriten. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Republikës së Shqipërisë, Anila Denaj ka bërë të ditur se produktet bujqësore mes të dyja vendeve gjatë vitit 2023 kanë shënuar rritje prej 15 për qind. Ajo ka saktësuar më tutje se shkëmbimet tregtare për produktet bujqësore me Kosovën për vitin 2023 arritën vlerën 105.45 milionë euro. “Krahasuar me vitin 2022 ku ishin në vlerën 84.11 milionë euro, shënohet kështu një rritje prej 15 për qind. Këto shifra në rritje konfirmojnë edhe njëherë marrëdhëniet e ngushta në rritje mes dy vendeve, edhe në sektorin e bujqësor” ka theksuar ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Republikës së Shqipërisë, Anila Denaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …