Terroristi, Muhamed Lahuaiej Buhlel nuk ishte “xhihadist” dhe nuk respektoi asnjë rregull të fesë Islame, ka thënë për Daily Mail, Valid Hamu, kushëri i gruas së Bouhlelit, Hajer Khalfallah 31-vjeçari që vrau 84 persona në Nice derisa po festonin Ditën e Bastijës, hante mish derri dhe konsumonte drogë e alkool. Ai nuk lutej kurrë dhe asnjëherë nuk kishte shkuar në xhami. Vazhdimisht e kishte rrahur gruan e tij, me të cilën ka tre fëmijë. Ai po priste shkurorëzimin nga gruaja. Bouhlel, i cili është i njohur për policinë franceze që prej muajit janar, për gjashtë muaj ishte në radarin e policisë franceze për krime të vogla. Ai humbi punën si shofer kur e zuri gjumi mbi timon dhe ishte përplasur me katër vetura. Ai gjithashtu ishte i njohur për përleshje nëpër kafene. Ai nuk ishte fetar, nuk shkonte në xhami dhe nuk lutej. Ai nuk agjëroi ramazanin. Ai pinte alkool, hante mish derri dhe përdorte drogë. Këto janë të ndaluara në fenë islame”, ka thënë Walid Hamou, kushëri i gruas së Buhlelit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …