Nga sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës janë vrarë 43 palestinezë të tjerë, duke e rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve që nga tetori i kaluar në 37 mijë e 877 njerëz, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar, transmeton Anadolu. Ministria po ashtu theksoi se të paktën 86.969 persona të tjerë janë plagosur gjithashtu nga sulmet. Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, shtoi ajo. Duke shpërfillur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm, Izraeli është përballur me reagime ndërkombëtare në mes të ofensivës së tij brutale në Gaza që nga një sulm i 7 tetorit 2023 nga Hamasi. Mbi tetë muaj pas fillimit të luftës izraelite, pjesë të mëdha të Gazës janë në gërmadha, krahas një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …