Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme se nuk ka punuar sa duhet për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës. Ai në një konferencë për medie të dielën ka thënë se Qeveria Kurti është dashur të dokumentojë sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë dhe të kërkojë arrestimin e autorit të këtij sulmi MIlan Radojçiq, i cili vazhdon të qëndrojë i lirë në Serbi. Kosova ka mbetur jashtë agjendës në takimin e Këshillit të Ministrave më 17 maj 2024 pasi një pjesë e vendeve anëtare të Këshillit të Evropës kërkuan që Kosova të hedhë hapa drejt themelimit të asociacionit. Kosova është lënë jashtë Këshillit të Evropës, për faktin që Qeveria-Kurti nuk e dërgoi për shqyrtim në Kushtetuese një draft statut të BE-së për themelimin e asociacionit.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …