leoni

Kryetari Haliti uron qytetarët me rastin e 34-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me rastin e 34-vjetorit nga miratimi i deklaratës Kushtetuese të pavarësisë së Kosovës, e njohur si Deklarata e 2 Korrikut i ka uruar qytetarët për këtë datë historike. “Sot pos që dua të ju urojë gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës datën historike të  2 Korrikut,  dua të shprehi edhe mirënjohjen e përhershme  për deputetët e guximshëm që asokohe ndërmorën hapa të tillë dhe shënuan ngjarjen më të rëndësishme për shtetin e Kosovës të cilën gëzojmë sot.  Gjithashtu me qëllim që kjo datë të kujtohet vazhdimisht komuna e Vitisë, çdo vit në kuadër të statutit të komunës mbanë aktivitet kulturo-sportive në Beguncë të Vitisë, ku do të nderohen pikërisht ata që ishin pjesë e kësaj ngjarje historike. Prandaj ju ftojë të gjithë juve që të shënojmë dhe kremtojmë këtë datë me 2 korrik 2024 me fillim nga ora 19:00  në fushën sportive në Beguncë të Vitisë”, thuhet në urimin e kryetarit Haliti.

 

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …