Projektligji i miratuar i Qeverisë lidhur me monitorimin e mediave, do të kontrollohet nga Komisioni i Pavarur i Medieve

Projektligj i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për KPM-në, po kundërshtohet fuqishëm nga opozita, BE-ja dhe mediet

Projektligj i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për Komisioni i Pavarur për Medie, po kundërshtohet fuqishëm nga opozita, Bashkimi evropian  dhe shoqëria civile. Qeveria argumenton se projektligji synon rregullimin e mediave, ndërsa opozita e akuzon për përpjekje për të kapur mediat dhe për të ushtruar kontroll ndaj tyre.  BE, ka shprehur shqetësime, duke vënë në dukje se projektligji nuk reflekton shumicën e rekomandimeve nga një Opinion Ligjor i Këshillit të Evropës. Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Haziri, ka deklaruar se janë të vendosur ta votojnë projektligjin ashtu siç është. Ndërkohë, deputeti i PDK-së, Isak Shabani, thekson se kjo është një përpjekje e Vetëvendosjes për të kapur institucionet e pavarura. KPM-ja është e varur financiarisht dhe ndikohet nga politika.

Kontrolloni gjithashtu

Çdo vit prej aksidenteve rrugore në botë vdesin rreth 1.2 milionë vetë dhe plagosen 40 deri në 50 milionë të tjerë

Çdo vit prej aksidenteve rrugore në botë vdesin rreth 1.2 milionë vetë dhe plagosen 40 …