Prej sot më 1 korrik e deri më 31 dhjetor, Hungaria do ta udhëheq presidencën e Bashkimit Evropian

Prej sot më 1 korrik, Hungaria  do ta udhëheq presidencën e Bashkimit Evropian. Gjashtë muajt e ardhshëm mund të jenë të vështirë për lidershipin e BE-së, duke marrë parasysh se kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka qëndrime kontradiktore me BE-në: nuk është i kënaqur me sanksionet e saj kundër Rusisë, ka penguar ndihma ushtarake dhe financiare për Ukrainën dhe ka vënë në pikëpyetje aspiratat e Kievit për anëtarësim në BE. Për më tepër, Hungaria, e vetëquajtur “demokraci joliberale”, është penalizuar nga BE-ja, e cila ia ka ngrirë 6 miliardë euro fonde, të destinuara për të. Por, pavarësisht marrëdhënieve të tilla, presidenca gjashtëmujore e Hungarisë në gjysmën e dytë të vitit 2024 mund të mos jetë aq dramatike dhe problematike sa disa mund të kenë frikë. Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian njëri prej organeve kryesore vendimmarrëse të bllokut, që përbëhet prej ministrave të qeverive të shteteve anëtare – e mban me rotacion secili prej vendeve anëtare për një periudhë prej gjashtë muajsh.

Kontrolloni gjithashtu

Çdo vit prej aksidenteve rrugore në botë vdesin rreth 1.2 milionë vetë dhe plagosen 40 deri në 50 milionë të tjerë

Çdo vit prej aksidenteve rrugore në botë vdesin rreth 1.2 milionë vetë dhe plagosen 40 …