Ministria e Arsimit

Zyra Kombëtare e Auditimit evidentoi parregullsi në Ministrinë e Arsimit, në veçanti për proceset e tenderëve

Zyra Kombëtare e Auditimit bëri të ditur se  ka evidentuar  parregullsi në Ministrinë e Arsimit, në veçanti për proceset e vlerësimit të tenderëve. Sipas Auditorit, në aktivitetin e prokurimit “Projektimi i çerdhes tipike të parafabrikuar për 80 fëmijë’’, vlerësimi i ofertave ishte kryer me 16 ditë vonesë përtej afateve ligjore duke i marrë për bazë edhe afatet shtesë. “Procesi i hapjes së ofertave u zhvillua më 17 korrik të vitit 2023, ndërsa vlerësimi u përfundua me 21 shtator të atij viti, thuhet në Raportin e Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për vitin 2023. Po ashtu në dosjen e tenderit “Furnizimin me lëndë të parë dhe pajisje të profilit të floktarisë, estetikës për kryerjen e praktikës profesionale”, te kapacitetet teknike dhe profesionale është kërkuar që operatorët ekonomik pjesëmarrës të kenë kontrata për furnizime të ngjashme, në tri vitet e shkuara. Nga lista e kontratave të realizuara që kishte ofruar operatori fitues vërehet që furnizimet nuk e kishin natyrën e ngjashme (aktivitet kryesor kishin botimin dhe shtypjen e materialeve). Komisioni i vlerësimit nuk e kishte parandaluar këtë mangësi dhe këtë kriter e kishte konsideruar si të përmbushur. Kontrata ishte lidhur me 9 shtator të vitit 2023 në vlerë 117 mijë euro”, thuhet në raport.

Kontrolloni gjithashtu

Çdo vit prej aksidenteve rrugore në botë vdesin rreth 1.2 milionë vetë dhe plagosen 40 deri në 50 milionë të tjerë

Çdo vit prej aksidenteve rrugore në botë vdesin rreth 1.2 milionë vetë dhe plagosen 40 …