Kryetari Kastrati uron Metush Kryeziun për rizgjedhjen në krye të OVL UÇK-së në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot ka pritur në takim, Metush Kryeziun, të cilin edhe e ka uruar për rizgjedhjen si kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Malishevë. Gjatë këtij takimi, kryetari Kastrati i ka shprehur Kryeziut gjithë përkrahjen e tij dhe të qeverisjes komunale për të vazhduar edhe më tej bashkëpunimin gjithnjë për çështjet të përbashkëta me interes për vendin dhe kombin. Ndërsa, kryetari i OVL UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, është shprehur falënderues ndaj kryetarit Kastrati, duke theksuar se gjatë gjithë mandatit ka qenë përherë një përkrahës i madh i kërkesave të organizatës sonë këtu në Malishevë.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …