Ministria e Arsimit i publikon rezultatet e Testit të Arritshmërisë kalueshmëria e të cilit është 57.1 përqind

Ministria e Arsimit, publikoi rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës, të 18 mijë e 285 nxënës të klasave të dymbëdhjeta

Ministria e Arsimit, ka publikuar rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës, të 18 mijë e 285 nxënës të klasave të dymbëdhjeta në gjithë vendin. Këtë vit sipas njoftimit të MASHTI-t Provimin e Maturës e kanë kaluar 73.3% e maturantëve. Arritshmëria mesatare në gjuhë amtare është 58.8%, në gjuhë angleze 54.4% në matematikë 41.1% dhe në lëndën zgjedhore 47.3 %.

“Rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës tashmë janë shpërndarë në shkolla. Provimi i mbajtur më 22 qershor është organizuar në 151 qendra të testimit. Në këtë proces kanë qenë të angazhuar 180 kryetarë të komisioneve të caktuar nga MASHTI, 1500 administrues dhe 1500 mbikëqyrës nga Parlamenti i studentëve të UP-së. Gjatë procesit të administrimit ka pasur tentime për kopjim nga disa nxënës dhe si pasojë e posedimit dhe përdorimit të telefonit janë përjashtuar 79 nxënës”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …