Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, ka marrë pjesë në takimin e Komitetit Parlamentar të Nismës së Evropës Qendrore, i cili është mbajtur në Tiranë, në kuadër të kryesisë së palës shqiptare. Ai ka vlerësuar punën e deritanishme në mbështetje të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar nevojën urgjente për përshpejtimin e procesit integrues të rajonit. Të shtyrë edhe nga rreziku real i influencës së drejtpërdrejtë ose hibride të faktorëve të tretë në rajon, gjykojmë se është koha që vendet anëtare të Bashkimit Evropian t’i kushtojnë vëmendjen e duhur dhe të angazhohen pa vonesë e pa rezerva kundrejt përshpejtimit të integrimit të Ballkanit Perëndimor, por jo vetëm. I shprehim mirënjohjen tonë Hungarisë, e cila, sot më 1 korrik, mori kryesinë e radhës së Bashkimit Evropian, duke përcaktuar si një prej prioriteteve të presidencës së saj zgjerimin e vonuar të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Igli Hasani.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …