Peter Stano

Peter Stano: Detyra e dialogut është normalizimi i marrëdhënieve, ndërsa përcaktimi i normalizimit, në fund të procesit

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë të hënën se njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ishte rrjedhë logjike e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre, ndonëse qëllimi i dialogut të lehtësuar nga Brukseli nuk përfshin njohjen. Kjo çështje nuk trajtohet në kuadrin e dialogut  nga Bashkimi Evropian. Detyra e këtij dialogu është normalizimi i marrëdhënieve por përcaktimi i normalizimit fare në fund të procesit, kur të arrijmë atje, apo thënë më mirë kur palët të arrijnë atje me mbështetjen tonë, do të përcaktohet nga vet palët, pra se çfarë ata nënkuptojnë me normalizim dhe çfarë do të ishte përfundimi i këtij procesi”, ka thënë Stano. Agjenda e takimit të sotëm përcaktohet natyrisht nga urgjenca më e madhe që është fillimi i zbatimit të marrëveshjes mbi rrugën për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Stano.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …