Instituti Albanologjik i Prishtinës do të mbajë një mbledhje komemorative në orën 10:00 në nderim të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare. Lajmi është bërë i ditur nga Dega e Letërsisë – Instituti Albanologjik i Prishtinës, ku Kadare është cilësuar si një shkrimtar ikonik që i dha shenjë të përbotshme kulturës dhe artit të shkrimit shqip. “Të dashur miq dhe dashamirës të veprës letrare të Ismail Kadaresë, shkrimtarit pasaportë të letërsisë shqipe, i cili na la në mëngjesin e ditës së sotme,” thuhet në njoftim. Kadare konsiderohet një figurë e shquar që ka kontribuuar në përhapjen dhe zhvillimin e kulturës dhe artit shqiptar përmes shkrimeve të tij të bukura dhe të veçanta.
Kontrolloni gjithashtu
Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor
Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë, më 11 …