Policia e Shqipërisë dhe e Kosovës nisin patrullimin e përbashkët për sezonin veror

Ka nisur patrullimi i përbashkët ndërmjet Policisë Rrugore të Shqipërisë dhe Policisë Rrugore të Kosovës. Drejtori i Policisë Rrugore të Shqipërisë, Altin Qato, priti në Morinë Drejtorin e Policisë Rrugore të Kosovës, Jeton Rexhepi, dhe patrullat e para të Kosovës që do të patrullojnë në Rrugën e Kombit, Lezhë, Shëngjin dhe Durrës. Të dy drejtorët theksuan rëndësinë e zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor për rritjen e sigurisë në rrugë, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit për menaxhimin e trafikut dhe shkëmbimin e përvojave gjatë sezonit turistik.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj, ka mbajtur fjalim në Bundestag, në nderim të ditëlindjes së politikanit të njohur gjerman, Gernot Erler

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka mbajtur …