Anëtari i Kryesisë së PSD-së, Zgjim Hyseni, ka kritikuar Programin Legjislativ të qeverisë aktuale, duke e cilësuar atë si të dëmshëm për qytetarët. Ai vuri në dukje se, përkundër numrit të lartë të ligjeve të propozuara, që janë 54, rëndësia qëndron te cilësia dhe zbatimi i tyre. “Ligjet që janë miratuar kanë qenë të këqija dhe problematike. Qëllimi kryesor i tyre ka qenë koncentrimi i pushtetit te ekzekutivi i kryeministrit,” tha Hyseni. Ai veçoi Ligjin për KPK-në, dhe Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë, duke i quajtur antikushtetuese dhe të dëmshme për qytetarët. Hyseni theksoi se, pavarësisht shumicës qeverisëse, prania e numrave nuk është përkthyer në efikasitet ligjor. “Prania e madhe e numrave nuk ka sjellë efikasitet sa i përket ligjeve në parlament. Ajo që ka rëndësi është cilësia e ligjeve dhe qëllimet pas tyre,” shtoi ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …