Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka mirëpritur vendimin për largimin e dy ndërmjetësuesve aktualë të dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell. Largimi i Lajçakut është veçanërisht pozitiv për shkak të shtetit nga i cili vjen, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. “Unë besoj që është pozitive largimi i Lajçakut por edhe i Borrellit, por i Lajçakut në veçanti sepse ne e kemi kundërshtuar që nga fillimi si parti politike, sepse ai vjen nga një shtet që nuk e njeh Kosovën dhe nuk mund të jetë i paanshëm në dialog. Në këtë aspekt, ne kërkojmë që të vijë një përfaqësues i një shteti që njeh Kosovën dhe që mund të jetë i paanshëm në procesin e dialogut,” deklaroi Lushtaku.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …