Kryetari Kastrati uron bujqit malishevas për fillimin e korrjes së grurit

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka parë nga afër fillimin e fushatës së korrje-shirjeve të grurit dhe me këtë rast, ka uruar bujqit për një korrje të bereqetshme dhe ka shprehur urimet e tij që kjo të jetë një sezon i mbarë. Gjatë vizitës në terren, Kryetari Kastrati ishte i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Blegtori dhe Zhvillim Rural, Sylë Dukolli. Ata kanë premtuar vazhdimin e përkrahjes për sektorin e bujqësisë, duke theksuar rëndësinë e këtij sektori për ekonominë. “Fillimi i korrjes dhe grumbullimit të grurit është një moment i veçantë për të gjithë ne. Bujqësia është shtylla kurrizore e ekonomisë dhe ne jemi të përkushtuar të mbështesim bujqit tanë në çdo hap të rrugës. Jemi këtu për të festuar përpjekjet dhe arritjet tuaja dhe për të shprehur mbështetjen tonë të vazhdueshme. Urojmë një sezon të mbarë dhe të bereqetshëm,” tha kryetari  Kastrati, duke i uruar bujqit. Vizita e kryetarit dhe drejtorit në arat e grurit u mirëprit nga bujqit, të cilët patën mundësinë të ndajnë me ta sfidat dhe përvojat e tyre. Kastrati dhe Dukolli theksuan se Komuna do të vazhdojë të ofrojë mbështetje përmes subvencioneve dhe formave të tjera për të përmirësuar kushtet e punës dhe për të rritur cilësinë dhe sasinë e grurit dhe prodhimeve tjera.

May be an image of 3 people, combine and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …