Më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës vendosi në rastin e parashtruar nga Abelard Tahiri dhe nëntë deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës, duke shpallur të pavlefshëm Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ky vendim u arrit me pesë vota për dhe katër kundër. Përparim Gruda, anëtar i kryesisë së PDK-së, komentoi se një ligj jokushtetues nuk duhet të jetë frikë për qytetarët që jetojnë në një demokraci. PDK-ja ka evidentuar raste të tjera të ngjashme ku Qeveria e Kosovës ka shkelur Kushtetutën. Ai shtoi se dy arsyet kryesore për këto shkelje janë mungesa e kompetencës bazike dhe përpjekja për të përkthyer propagandën politike në norma juridike. “Prapa këtyre shkeljeve që bëhen me qëllim që në fund të justifikohen të thonë ‘ja Gjykata Kushtetuese, ja opozita,’ që bëhet një akuzë për PDK-në që thonë po i çon rastet në Gjykatë Kushtetuese, nuk ka akuzë më absurde.”
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …