Në Gjykatën Speciale në Hagë edhe sot vazhdon procesi gjyqësor kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Në Gjykatën Speciale në Hagë, dje ka filluar dëshminë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i UÇK-së gjatë luftës, Bislim Zyrapi, i cili ka thënë se gjatë periudhës nga nëntori i vitit 1998 deri në mars të vitit 1999 pjesën më të madhe të kohës Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ka qenë i vendosur në fshatin Divjakë në Malet e Berishës. Paraqitja e Bislim Zyrapit pritej të vazhdonte gjatë sesionit të paradites në seancën e sotme, pasi është planifikuar të dëshmojë për katër ditë, meqë Prokuroria ka kërkuar 8 orë për ta marrë në pyetje, ndërsa avokatë kanë kërkuar 25 orë. Ndërkohë ky dëshmitar nuk është në dispozicion për të dëshmuar sot as të enjten pasdite. Prandaj, dëshmia e tij për këtë javë do të ndodhë për ditë të plota sot dhe të mërkurën, dhe për gjysmë ditë të martën dhe të enjten”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …