Ishte kënaqësi që sot të pres në takim ish-komandantin e KFOR-it, dhe të Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Brunssum të Holandës, Gjeneral Erhard Bühler.
Diskutuam për situatën aktuale të sigurisë në vend, stadin e zhvillimit në të cilin gjendet Forca e Sigurisë së Kosovës, si dhe synimin e Kosovës për tu anëtarësuar në NATO.
Falenderova gjeneralin Buhler për shërbimin e tij në Kosovë si komandant i KFOR-it, për kontributin e tij të paçmim në sigurinë e vendit për të cilën do të mbetet gjithmonë mik i Kosovës.