leoni

Smajl Latifi: Iu dha lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së, Muharrem Mekanit

Iu dha lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së, Muharrem Mekanit, nga Drenoci i Rahovecit, një burri që i dha mund e djersë atdheut dhe nuk kërkoi shpërblim. I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i cili në fjalën e tij tha: Baca Muharrem ishte nga ata burra që i shërbeu atdheut me përkushtim dhe nuk kërkoi asgjë në këmbim. Liria e atdheut të robëruar ishte misioni i tij jetësor, mision që ai e përmbushi me nder. Prandaj, sot, jemi këtu bashkë për t’ia dhënë lamtumirën e fundit këtij burri të urtë e të ndershëm, i cili tërë jetën ia kushtoi çështjes së kombit. Ai ishte ndër të parët që u bë pjesë e formacionit të UÇK-së në Drenoc, që nga 26 prilli 1998. Ishte i vetëdijshëm se për këtë luftë kombëtare mund të jepej kontribut në çfarëdo vendi e momenti, prandaj u përkushtua aty ku mundi të jetë i dobishëm dhe këtë punë e bëri me tërë qenien. Në emrin tim, të shokëve të luftës e të bashkëpunëtorëve të mi, kërkoj nga familjarët që ta mbajnë kokën lart dhe të krenohen me prindin e tyre, dhembjen ta kthejnë në forcë dhe ta përballojnë me dinjitet humbjen e bacës Muharrem, ashtu siç ai e përballoi me dinjitet e krenari jetën dhe luftën për çlirimin e trojeve të pushtuara. Lavdi e nderim për bacën Muharrem Mekani! I paharruar qoftë kujtimi e nderimi për të!

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …