Kreu i demokratëve Sali Berisha, në arrest shtëpie, ka pritur në banesën e tij gjatë ditës së djeshme ish-kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu. Vetë Berisha nuk ka bërë asnjë postim mbi pritjen e ish-homologut turk në shtëpinë e tij, për shkak edhe të vendimit të gjykatës që i ndalon takimet me të tjerët, ndërsa imazhet janë shpërndarë nga stafi i Davutogluse. Mësohet se Davutoglu pati edhe një takim me ish-Presidenti Meta duke marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga Partia e Lirisë. Ahmet Davutoglu konsiderohet si arkitekti i idesë së Neo Otomanizmit të shprehur përmes librit të tij Thellësia Strategjike. Kjo strategji u aplikua na Ballkan për të paktën një dekadë e gjysmë në rajon sa Erdogan dhe Davutoglu bashkëqeverisnin duke nxitur madje edhe krijimin e partive me rrënjë islamiste në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …