Daniel Serwer

Daniel Serwer: Kosova po ecë drejtë BE-së dhe NATO-s, por pa ndonjë përfitim nga të dyjat

Profesori dhe analisti amerikan, Daniel Serwer,  ka publikuar një përmbledhje të zhvillimeve për të gjitha vendet e rajonit. Sa i përket Kosovës Serwer thotë se ajo po ecë drejtë BE-së dhe NATO-s, por  pa ndonjë përfitim. Megjithatë profesori amerikan  thotë se ndryshe nga Beogradi dhe Republikën Serbe, Kosova s’ka rrugë tjetër dhe domosdoshmërisht duhet të përcjell NATO-n dhe BE-në. Serwer flet edhe për qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti, të cilin e ka takuar para pak ditësh në një prej restoranteve të Prishtinës. Ai thotë se Albin Kurti është i pakënaqur me Uashingtonin dhe Brukselin për qasjen e butë ndaj Beogradit. Serwer thotë se Kosova po kërkon që Beogradi ta tërheq letrën që mohon marrëveshjen e fundit të arritur vitin e kaluar dhe gjithashtu edhe nënshkrimin e saj. Aj përmend këtu edhe kushtin e tretë të kryeministrit Albin Kurti për dorëzimin e Radojiçiqit. Sipas tij, kjo qasje e kryeministrit zemëron BE-në dhe Amerikën.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …