Petar Petkoviq: Prishtina nuk është e gatshme për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, pas takimit trepalësh në Bruksel ka deklaruar se Prishtina nuk është e gatshme për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin dhe për bisedimet e mëtejshme në kuadër të dialogut teknik. Ai theksoi se Beogradi këmbënguli në formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, por ky propozim u refuzua nga kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi. “Beogradi konfirmoi gatishmërinë për të diskutuar draft-statutin e Bashkësisë së komunave të hartuar nga BE-ja, por Bislimi refuzoi ta diskutojë atë, duke treguar se Prishtina nuk është e interesuar për formimin e Bashkësisë së komunave dhe procesin e normalizimit,” tha Petkoviq, raporton Tanjug.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …