Kompania e Eljesah Podvoricës, votues i Vetëvendosjes, fiton tenderin e Komunës së Besianës për mirëmbajtjen e rrugëve

Kompania “Eing Com Sh.P.K.”, në pronësi të biznesmenit Eljesah Podvorica, i njohur për afërsinë e tij me figurat kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje, është shpallur fituese e tenderit të Komunës së Besianës për mirëmbajtjen dimërore dhe verore të rrugëve. Ky tender, me një vlerë prej mbi gjysmë milioni euro, është një nga projektet më të mëdha të kësaj komune. Kjo ofertë ishte 567, 492 mijë euro, ndërsa oferta tjetër konkurruese, e paraqitur nga konsorciumi i udhëhequr nga “Via Egnatia Sh.P.K.”, ishte përgjysmë më e ulët, me një çmim prej 330 mijë euro. Pas një periudhe prej shtatë muajsh procedurash burokratike dhe shqyrtimesh, Komuna, nën udhëheqjen e Shpejtim Bulliqit, vendosi të eliminojë ofertën më të lirë, duke e cilësuar atë si “të papërgjegjshme” dhe “tender jo-normalisht të ulët.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëm një e pesta e pagave të qytetarëve të Kosovës përmbush kriterin e një jetesë normale dhe të dinjitetshme

Studimi, i kryer nga, Edison Jakurtin, doktorant në Universitetin Lajpcig dhe ligjërues në Universitin, Lankaster, …