Bashkimi Evropian, i ka bërë thirrje Serbisë të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska. Shtetet e Bashkuara i kërkuan Serbisë të mos i ofrojë Rusisë platformë për promovimin e luftës agresore, pasi Beogradi priti të martën zëvendësministrin e Jashtëm rus, Aleksander Grushko. BE ka qenë shumë i qartë me partnerët tanë: marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë normale me luftën e paprovokuar dhe të pajustifikuar agresore të Rusisë kundër Ukrainës,” tha një zëdhënës i BE-së për Radion Evropa e Lirë. Ai theksoi se BE pret nga Serbia, si vend kandidat për anëtarësim, të përafrohet me politikën e jashtme të bllokut evropian.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …