Udhëheqësit e BE-së i konfirmojnë sot konkluzionet e arritura nga ministrat e Jashtëm lidhur me procesin e zgjerimit

Komisioni Evropian njoftoi për paketën e gjashtë të investimeve në kuadër të Planit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor

Komisioni Evropian  njoftoi  paketën e gjashtë të investimeve në kuadër të Planit të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor, e cila pritet t’i grumbullojë 1.2 miliardë euro për investime. KE-ja tha se kjo paketë do të mbështesë tetë investime të reja kryesore në ujësjellës dhe kanalizime, në trajtimin e ujërave të zeza dhe në transportin hekurudhor, si dhe në inovacionin në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Investimet do të bëhen në bashkëpunim të ngushtë me partnerë nga Ballkani Perëndimor dhe institucionet financiare ndërkombëtare. Paketa e investimeve prej 1.2 miliardë euro përfshin 300 milionë euro grante të BE-së nga Instrumenti i Para-Anëtarësimit, kontribute shtesë dypalëshe nga vendet anëtare të BE-së dhe nga Norvegjia, kredi nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe kontribute nga ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …