Qeveria e Kosovës ka dhënë disa shpjegime lidhur me takimin që u zhvillua në Bruksel, në nivel të kryenegociatorëve

Qeveria e Kosovës ka dhenë disa shpjegime  lidhur me takimin që u zhvillua në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi. Sipas një komunikate të në takimet në nivel të kryenegociatorëve, ku delegacioni i Kosovës kryesohej nga zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, u diskutua mbi formalizimin e Marrëveshjes Bazike, si element kryesor dhe i parë për zbatim  të marrëveshjes, bashkë me aneksin e Ohrit, mbi Planin e  zbatimin të  Marrëveshjes së Energjisë, rreth mungesës së përparimit në zbatimin e Deklaratës për personat e zhdukur me dhunë, si dhe zbatimin e një numri marrëveshjesh të tjera, përfshirë IBM, si dhe atë për vizitat e zyrtarëve. Diskutimi rreth çështjes së personave të zhdukur ekspozoi sërish që pala serbe është duke e sabotuar procesin, duke nxjerrë vazhdimisht kërkesa të reja me qëllim të bllokimit të procesit. Ndërkohë, zvarritje në zbatim nga ana e Serbisë janë evidentuar nga kryenegociatori i Kosovës edhe në Marrëveshjen e Energjisë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin e Berlinit

Analisti Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin …