Bislim Zyrapi: Nuk ka pasur ndonjë marrëveshje brenda Shtabit, ku të jetë përfshirë jashtëligjshëm, Hashim Thaçi, apo të tjerët

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, dëshmitari Bislim Zyrapi ka mohuar se është në dijeni që ka pasur ndonjë marrëveshje, qoftë brenda Shtabit të Përgjithshëm, në të cilën është përfshirë Hashim Thaçi për të abuzuar me të drejtat e njeriut ose të bashkëpunëtoreve, ose të personave që janë përcaktuar si kundërshtarë të UÇK-së. Këtë deklaratë, Bislim  Zyrapi e ka bërë duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të Thaçit, Lluka Mishetiq, raporton “Betimi për Drejtësi”.  Zyrapi ka deklaruar se është e drejtë të thuhet se në verën e vitit 1998 nga ajo se çfarë ka parë ai, UÇK-ja ka qenë një organizatë e paorganizuar dhe jo e centralizuar. Ndërsa, përgjigja e tij nuk është dëgjuar kur u pyet se a ishte e drejtë të thuhet se në verën e vitit 1998 vetë Shtabi i Përgjithshëm ka pasur problemë për t’u mbledhur, takuar, funksionuar dhe për t’u unifikuar. Gjatë fundit të pyetjeve të saj, prokuroja Clere Lauson e ka pyetur dëshmitarin për disa pseudonime dhe për disa dokumente shtesë, për disa prej të cilave ka thënë se janë nga Shtabi i përgjithshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin e Berlinit

Analisti Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin …