Ushtarët amerikanë

Rusia do t’i përgjigjet vendimit të Finlandës për t’i dhënë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, qasje në bazat e saj ushtarake

Rusia do t’i përgjigjet vendimit të Finlandës për t’i dhënë Shteteve të Bashkuara qasje në bazat e saj ushtarake, tha të mërkurën një zëdhënës i ministrisë së Jashtme ruse. “Mund të konfirmoj vetëm se Rusia nuk do të lërë pa përgjigje ngritjen ushtarake të NATO-s në kufirin tonë, e cila kërcënon sigurinë e Federatës Ruse”, tha zëdhënësi Andrei Nastasin. Ne gjithashtu do të ndërmarrim masat e nevojshme, duke përfshirë të natyrës ushtarako-teknike, për t’iu kundërvënë vendimeve agresive të Finlandës, si dhe aleatëve të saj të NATO-s”, shtoi ai. Parlamenti finlandez miratoi të hënën një marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtjen me Shtetet e Bashkuara, e cila u nënshkrua në dhjetor 2023. Marrëveshja hap 15 objekte ushtarake finlandeze për përdorim të mundshëm nga Shtetet e Bashkuara. Ndryshe, Finlanda u bë anëtare e NATO-s në vitin 2023

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia e Statistikave

ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro

Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …