Autoritete e Serbisë, thonë se ua kanë frikën dronëve shqiptarë se po zbulojnë lëvizjet e ushtrisë së tyre, në kufi me Kosovën

Autoritete e Serbisë, thonë se ua kanë frikën dronëve shqiptarë se po zbulojnë lëvizjet e ushtrisë së tyre, në kufi me Kosovën

Autoritete e Serbisë, thonë se ua kanë frikën dronëve shqiptarë se po zbulojnë lëvizjet e ushtrisë së tyre në kufi me Kosovën. Kryetari Vuçiç gjatë një takimi me Shtabin Shtabit e Përgjithshëm të ushtrisë në kazermën “Banjica 2” në Beograd, ka deklaruar se pajisjet dhe armatimet e ushtrisë serbe po modernizohen, nuk jemi të kënaqur me numrin e njerëzve, sidomos në veri të Serbisë, Beograd dhe  në Vojvodinë. Kemi shumë sfida, forca të mëdha janë mbledhur në rajon për arsye të ndryshme. Nga forcat e rëndësishme të vendeve fqinje, tek numri i madh i anëtarëve të NATO-s në Kosovë, 4534 për momentin. Ne po llogarisim në një bashkëpunim të mirë me KFOR-in dhe besoj se do të kontribuojë në stabilizimin e kushteve në Kosovë. Vuçiq, tha se kemi vërejtur ngritjen e dronëve shqiptarë nga Gjakova me qëllimin për të vëzhguar pozicionet e ushtrisë serbe dhe avionëve suedezo-gjermanë nga territore të tjera që nuk janë nën kontrollin e ushtrisë serbe. Ne do të vazhdojmë me shpejtësi dhe do të duhet të ndryshojmë zakonet tona, të punojmë më shumë dhe më mirë, të jemi më të qartë në mesazhin e frenimit të çdo agresori të mundshëm”.

(Top Channel)

Kontrolloni gjithashtu

Deputeti, Eman Rrahmani ka zyrtarizuar largimin e tij dhe të Visar Korenicës nga Vetëvendosja

Eman Rrahmani dhe Visar Korenica largohen nga Vetëvendosja dhe paralajmërojnë një nismë të re politike

Deputeti Eman Rrahmani, i cili ka njoftuar largimin e tij nga partia  Vetëvendosje, ka deklaruar …