Turqia u përball me përpjekje për grusht shteti, por që dështoi, falë mbështetjes së popullit, i cili i doli zot demokracisë dhe të ardhmes së vendit. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se nisma e tentativës së një grupi përkrahës të Organizatës Terroriste – FETÖ brenda Forcave të Armatosura nuk do të lihet pa u ndëshkuar. Në deklaratat që bëri për një televizion privat Erdoan e ftoi popullin të tubohet nëpër sheshe si reagim ndaj kësaj tentative duke kërkuar nga qytetarët që t’i japin përgjigjen e merituar një përpjekjeje të tillë. Presidenti rikujtoi se njëherësh ai është edhe Komandanti i Përgjithshëm, ndërsa shtoi se nuk të mbetet pa ndëshkim një tentativë e tillë që ndodhi pa dijeninë e tij. “Bijtë e shtrenjtë të popullit turk. Kjo lëvizje është një tentativë kundër popullit tonë e një ekipi të vogël që kanë rrëmbyer me forcë mjetet e blinduara dhe armët e shtetit në Ankara dhe Stamboll dhe sillen ndaj popullit si të ishim në vitet 70-të. Popull i ndershëm turk dili për zot demokracisë dhe qetësisë tënde. Ju ftoj të dilni në rrugë kundër kësaj lëvizjeje të një ekip të ngushtë që mendon se të frikësojë popullin turk dhe ti dilni për zot kombit tuaj. Dilni për zot popullit dhe shtetit tuaj”, u shpreh Erdoan në një lidhje direkte me një televizion privat.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …