Analistja e pavarur gjermane, Johanna Daimel, njohëse e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore ka deklaruar se politikania estoneze, Kaja Kallas do të përballet me detyra të vështira në fazën tjetër të negociatave për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, kur në vjeshtë do të zëvendësojë spanjollin, Josep Borrell si Përfaqësues i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri. Zonja Kallas pritet të udhëheqë Dialogun e Brukselit për Kosovën në nivelin më të lartë politik, siç bëri Borrell, por besohet se do të emërohet një Përfaqësues i ri Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, pasi që mandati i Miroslav Lajçakut skadon në janar 2025. Në samitin e javës së kaluar, liderët e BE ranë dakord që Kaja Kallas, kryeministrja e Estonisë, do të emërohej si kryediplomatja e BE-së, ndërsa Ursula von der Leyen u emërua për një mandat të dytë si Presidente e Komisionit Evropian dhe Antonio Costa si President i Këshilli Evropian. Kaja Kallas u tha gazetarëve se ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku për të siguruar që Evropa të jetë një partner efektiv global dhe që qytetarët tanë të mbeten të lirë, të sigurt dhe të begatë”, tha ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …