Sipas raportit të Institutit të Kosovës për Drejtësi, vetëm 15% e agjendës legjislative është realizuar në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, Sipas drejtorit të Institutit, Naim Jakaj, kjo përfaqëson nivelin më të ulët të arritur ndonjëherë nga Qeveria Kurti, e cila prej shkurtit 2021 ka arritur përqindje më të larta në secilin gjashtëmujor të mëparshëm. Në raport thuhet se Qeveria kishte planifikuar miratimin e 52 projektligjeve deri në qershor, por vetëm 8 prej tyre u miratuan. Përveç këtyre, Qeveria miratoi edhe 10 marrëveshje ndërkombëtare që nuk ishin planifikuar për këtë periudhë. Shpejtësi tregoi në miratimin e dy projektligjeve të planifikuara për muajt e fundit të vitit: Projektligji për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore dhe Projektligji për Provimin e Maturës Shtetërore.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …