leoni

Sekretari i Zyrës së Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli ka deklaruar se ky shtet fqinj nuk ofron siguri

Sekretari i Zyrës së Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli, ka bërë pesë propozime pas arrestimeve dhe burgosjeve të kosovarëve në Serbi. Ai ka bërë publike propozimet e tij, si: ndalimin dhe kufizimin e hyrjes në Serbi për kategori të caktuara, si pjesëtarët e policisë, forcës së sigurisë dhe politikanët. Njoftime elektronike në pikë-kalimet kufitare për qytetarët e Kosovës mbi rreziqet e udhëtimit në Serbi. Fushata ndërgjegjësuese për qytetarët vendas dhe diasporën për të shmangur ekspozimin ndaj rreziqeve gjatë rrugëtimit nëpër Serbi  në Serbi. Inkurajimi i operatorëve ekonomikë për të përdorur rrugë të tjera drejt vendeve evropiane, duke shmangur Serbinë. Vlerësime dhe konkluzione periodike për të menaxhuar më mirë sigurinë e qytetarëve dhe zyrtarëve kosovarë. Haxholli ka deklaruar se këto veprime janë në interes të degradimit të qasjes destruktive të Serbisë ndaj Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …