leoni

Urimi i kryetarit Haliti me rastin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i ka uruar Shtetet e Bashkuara te Amerikës me rastin e 4 korrikut ditës së Pavarësisë, ai ndër të tjera tha: Sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë 248 vjetorin e Pavarësisë, kombi i mbështetjes, lirisë e shtetndërtimit të Kosovës. Me mirënjohje e falënderim për miqësinë tonë të përjetshme, kam kënaqësinë e veçantë që, në emër të Institucioneve Komunale të Vitisë dhe qytetarëve të kësaj komune, të shprehim urimet më të përzemërta me rastin e “4 Korrikut”, festës së madhe kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dita e Pavarësisë së SHBA-së është një moment kyç në historinë botërore, që tregon për mundin, sakrificën dhe idealet e larta të popullit liridashës amerikan dhe për demokracinë amerikane, si shembulli më i mirë i lirisë dhe demokracisë botërore.

Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e saj!

Sinqerisht

Sokol Haliti

Kryetari i Komunës së Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …