Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se partia është gjithmonë e gatshme për zgjedhje nacionale. Gjatë një vizite në Komunën e Prizrenit, Hamza është zotuar se do t’i ofrojë Kosovës një qeveri kompetente. Ai ka paralajmëruar se programi i tij qeverisës do të publikohet së shpejti. “PDK-ja ka qenë dhe është çdoherë e gatshme për zgjedhje të reja. Vendit do t’ia ofrojmë një qeveri kompetente, të përgjegjshme para qytetarëve dhe aleatëve tanë, me një program konkret, të realizueshëm dhe me indikatorë të matshëm, të cilin do ta prezantojmë gjatë muajve të ardhshëm,” ka shkruar Hamza. Ai gjithashtu ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se e ka sjellë vendin në një gjendje të pashpresë, dhe ka premtuar ndryshim me ndihmën e qytetarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …