Hovenier: Amerika nuk mbështet kushtëzimet e fundit të kryeministrit Kurti, lidhur me marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka folur lidhur me rëndësinë e miratimit të projekt-statutit të Asociacionit dhe dërgimin e tij për rishikim në Gjykatën kushtetues. Ai ka bërë të qartë se Amerika pret që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë këtë hap, duke e konsideruar si një veprim në interesin e Kosovës që mund të sjellë shumë gjëra pozitive për vendin. Hovenier ka sqaruar se Amerika, BE dhe shtetet  e QUINT-i, besojnë se teksti i draft-Statutit është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, duke trajtuar të gjitha shqetësimet e artikuluara më parë. Në përgjigje të kërkesës së Kryeministrit Albin Kurti për ta dërguar tekstin për vlerësim në Komisionin e Venecias, Hovenier ka shprehur moskuptim për qëllimin e këtij sugjerimi, duke e cilësuar draft-Statutin si një dokument të rëndësishëm. Hovenier ka bërë të qartë se Amerika  nuk mbështet kushtëzimet e fundit të Kryeministrit Kurti dhe se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ligjërisht dhe ndërkombëtarisht e detyrueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …