Ariana Musliu – Shoshi: Deklarimet e kryeministrit nuk janë njëlloj sikurse kur ishte në opozitë dhe fushatë zgjedhore

Në Komisionin Hetimor Parlamentar u tha se Ministria e Punëve të Jashtme po ngec në ofrimin e dokumentacioneve të kërkuara

Ministria e Punëve të Jashtme po ngec në ofrimin e dokumentacioneve të kërkuara, u tha në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu -Shoshi tha se Ministria e Punëve të Jashtme ende nuk ka dorëzuar të gjitha dokumentet e kërkuara nga komisioni. Ka edhe shumë dokumente që kemi kërkuar, kemi ngecje të dokumenteve nga Ministria e Punëve të Jashtme. Prandaj, shfrytëzoj edhe sot që të lusim ministrinë që të sjellin të gjitha dokumentet e kërkuara”, tha ajo. Kryetarja e këtij komisioni, Time Kadriaj tha se në mungesë të sjelljes së dokumentacionit po ngecin në punë. ndërkohë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli tha se reforma ka filluar në vitin 2019 dhe se kanë respektuar bazën ligjore. Je abuzuese, ti Fitore gjithë je abuzuese”, i ka thënë deputetja Time Kadriaj-Fitore Pacollit. Pas kësaj, deputetet Jeta Statovci e më pas edhe Fitore Pacolli janë larguar nga komisioni.

 

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …